Futboll Sport

“MËKATET” ARBITRALE/ Jo vetëm CR7, Anglia fitoi Botërorin me një gol të paqenë

Një gol “fantazmë” i akorduar apo jo mund të ndikojë në fatet e dy skuadrave që luajnë në fushë, ndonëse këto vendime kanë bërë edhe historinë, madje e kanë ndryshuar rrjedhën e saj, në shumë momente të tjera.

Ato të ndodhura në këto eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, konkretisht i Ronaldos në Serbi-Portugali dhe De Ligtit në Turqi-Holandë nuk duken aq të tmerrshme, sa disa të tjera në të kaluarën, ku vërtet kanë ndryshuar fatin e një aktiviteti të tërë dhe dhënien e trofeve.

* SERBI – PORTUGALI 2-2 (eliminatoret “Katar 2022”) Në minutën e 93-të Ronaldo shënon, topi i tentuar të rikuperohet e ka kaluar vijën fatale. Portugalisë i mohohet fitorja.

* TURQI-HOLANDË 4-2 (eliminatoret “Katar 2022”) De Ligt godet topin me kokë dhe sfera pasi prek shtyllën duket qartë që kalon vijën fatale, ndonëse topi është në ajër dhe largohet nga një mbrojtës turk. Arbitri lejon lojën, ndërsa Holanda mund të rihapte ndeshjen me Turqinë, pasi ndodhej në disavantazh 2-0.

* FRANCË – IRLANDË 1-1 (eliminatoret “Afrikë e Jugut 2010”) Henri stopon topin me dorë në vijën fundore, përpara se të pasojë për Galas, që shënon golin e barazimit dhe lë jashtë Botërorit Irlandën. Ky episod kujtohet akoma më shumë, duke parë edhe revoltën që bëri të shpërthejë edhe trajnerin Xhovani Trapatoni, i cili lëshoi vrer ndaj delegatëve të FIFA-s dhe arbitrit të katërt që ishin anash fushës.

* GJERMANI – ANGLI 4-1 (1/8-at, “Afrikë e Jugut 2010”) Gjermania kryesonte 2-1, kur Lampard lëshon një bombë nga distanca, e cila pasi përplaset në traversë hyn më shumë se një metër brenda vijës fatale. Arbitri Larrionda lejon lojën, ndërsa anglezët protestojnë, duke qenë se atë episod që vlente barazimin, “Tre Luanët” e vuajtën psikologjikisht.

* ANGLI – GJERMANI 1-1 (finalja e Botërorit 1966) Skandali më i madh në histori është ai i ndodhur në Angli, ku vendasit pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, gjejnë avantazhin me golin e famshëm të Hërstit, ku topi pasi goditi traversën nuk e kaloi vijën fatale, por në këtë rast arbitri akordoi golin e 3-2 dhe i dha kështu fillim festës së “Tre Luanëve”, të cilët do të shënonin edhe në minutën e 120-të, sërish me Hërstin golin e 4-2, ndonëse realizimi i minutës së 101-të ka kaluar në histori si goli që i vodhi Kupën e Botës Gjermanisë.

Related posts

PENALLTIA DRAMATIKE KUNDËR INTERIT/ Ja arsyet pse arbitri mori vendimin për ta akorduar

Delo.autor

FITORE PËR INFARKT/ Gatuzo: Nuk isha skarco dje, por mos më bëni gjeni tani…

Isa.Autor

TRAGJEDIA/ 12 tifozë HUMBIN JETËN, ishin në mbështetje të BARCELONËS

Isa.Autor

Leave a Comment