Bundesliga Futboll Sport

STATISTIKAT HISTORIKE TË SUPER SFIDËS/ Bayern Munich-Dortmund, 327 gola në 103 klasike

Më në fund! Bajern-Dortmund është gati për të ndezur Bundesligën. Të shtunën në orën 18:30 projektorët do të ndizen në “Allianz Arena” për të hedhur dritë mbi yjet e të dyja skuadrave. Një duel që nuk mbaron kurrë dhe ka një histori të veçantë.

* Në 103 ndeshjet e luajtura deri tani mes këtyre dy skuadrave janë regjistruar vetëm 2 autogola.

* Asnjë lojtar i ardhur nga stoli nuk ka shënuar më shumë se dy gola. Për Bajernin janë Zikler dhe Elber, ndërsa për Borusian Amoroso dhe Keser.

* Kurrë një trajner nuk ka humbur më shumë se katër klasike.

* Nga prilli 1968 deri në 1970, Bajerni fitoi pesë ndeshje. Kjo është edhe seria më e lartë e fitoreve në një klasike. Për Dortmundin, kjo seri është ndalur te numri katër.

* Kingslei Koman ka fituar gjashtë klasike, të gjitha ndeshje të luajtura ndaj Borusias. Ky është një rekord për numrin e madh të fitoreve të një lojtari në një ndeshje të tillë.

* Robert Levandovski është lojtari i vetëm që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi të paktën një gol në klasike. Gjithsej, polaku numëron 12 gola.

* Të dyja skuadrat kanë fituar 11 penallti secila në përballjet me njëra-tjetrën. Bavarezët kanë shndërruar në gol tetë prej tyre, ndërsa BVB shtatë.

* Plot 12 gola u shënuan më 27 nëntor 1971 mes Bajernit dhe Borusias, më shumë se në çdo përballje tjetër midis këtyre dy ekipeve. Në atë takim, bavarezët fitonin me rezultatin 11-1 ndaj verdhezinjve.

* 12 ndeshje radhazi është seria më e gjatë e golave të shënuar në klasike. Bajerni e arriti këtë gjë nga prilli i 1997-ës deri në nëntor 2002.

* Plot 14 kartonë të kuq janë dhënë në një klasike. Shtatë lojtarë për të dyja skuadrat. Rafinja është i vetmi lojtar që është ndëshkuar dy herë me karton të kuq në duelet me Borusian.

* Levandovski ka fituar 15 nga 21 klasiket e luajtura. Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë se polaku.

* Ibrahim Tanko është lojtari më i ri që ka debutuar në një ndeshje të tillë për skuadrën verdhezi. Ish-sulmuesi ishte vetëm 17 vjeç dhe 88 ditë kur hyri në fushën e lojës.

* Tomas Myler është lojtari që ka luajtur më shumë klasike pas Oliver Kahnit. Mesfushori i Bajernit regjistron 21 ndeshje të luajtura të gjitha me bavarezët. Ndërkohë, ish-portieri bavarez regjistron 27 ndeshje të luajtura kundër Dortmundit.

* Momentalisht, Mats Humels është i vetmi lojtar që ka luajtur në klasike për të dyja skuadrat. Mbrojtësi gjerman ka qenë 23 herë në fushë, 17 herë për Bajernin dhe 6 herë për Dortmundin.

* Mikael Cork është lojtari absolut për numrin e klasikeve të luajtura. Ishlojtari i Borusias numëron 28 klasike duke lënë pas Oliver Kahnin e Bajernit.

* Në klasiken e fundit të luajtur ndaj Borusias, Oliver Kahn ishte 38 vjeç dhe 303 ditë. “Titani” u bë kështu lojtari më i vjetër në një duel të tillë. Pas tij renditet Lotar Mateus, 37 vjeç dhe 197 ditë.

* Bajerni dhe Dortmundi janë ndeshur 103 herë me njëra-tjetrën. 49 herë fituesit ishin bavarezët, 29 ndeshje përfunduan në barazim dhe 25 herë kanë fituar verdhezinjtë.

* Plot 280 kartonë të verdhë janë dhënë në 103 përballjet midis dy skuadrave: 142 herë për Bajernin dhe 138 për Borusian.

* Midis shkurtit të 2011- ës dhe dhjetorit të 2012-ës, Borusia e Dortmundit rezistoi plot 321 minuta pa pësuar gol ndaj Bajernit. Ky është një rekord për klasiken.

* Plot 327 gola janë shënuar në 103 ndeshje. Nga këto, 203 nga Bajerni dhe 124 nga Dortmundi.

Related posts

PROTAGONIST NË FINALEN E BOTËRORIT/ Sulmuesi argjentinas bën prapaktheu: Nuk e lë kombëtaren

F.autor

“Gjueti” në Kosovë, Tirana piketon “Luka Modriçin” 16-vjeçar

Sadik.Autor

U-19, Superiore/ Vllaznia dhe Flamurtari në finale, ja ku luhet

Sadik.Autor

Leave a Comment