Futboll Sport

TALENTI I AJAX NXJERR BLLOF AGJENTIN RAIOLA/ Ylli Brobbey: Kisha rënë dakord me klubin, por agjenti im…

Brian Brobbey firmosi së fundmi zyrtarisht me Leipzig, duke lënë klubin e tij të fëmijërisë Ajaxin me parametra zero. Sulmuesi do të nisë aventurën e tij të re në Gjermani në verën e këtij viti dhe në lidhje me largimin nga Holanda ai ka folur së fundmi.

Brobbey u bë çështje tek Ajaxi, pasi sulmuesi nuk pranoi të rinovonte dhe u largua si lojtar i lirë. Një humbje e madhe kjo për “Harkëtarët”, pasi Brobbey ishte një ndër talentet më premtues të klubit. 19-vjeçari ka folur për “De Telegraaf”, ku në deklaratën e tij ka nxjerr edhe pak “bllof” agjentin Mino Raiola, që është edhe menaxheri i tij.

“Pas ndeshjes ndaj Lille në Europa League, drejtori Overmars erdhi tek unë për të negociuar edhe për një herë të fundit sa i përket rinovimit të kontratës time. Në atë bisedime unë rashë dakord që të firmosja dhe i thashë atij që do të firmosja. Më pas, Overmars u takua me agjentin tim Mino Raiola dhe në atë bisedë diçka nuk shkoi mirë. Kjo ishte dhe arsyeja pse u prishën gjërat”, përfundoi Brobbey.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në provat e lira, Ferrari mendon për garën

Sadik.Autor

SUPERSFIDA E EUROPA LIGËS/ Lazio i fiton pikët e para në Europa Ligë (VIDEO)

Isa.Autor

FSHF reagon për dënimin e Skënderbeut dhe pret apelimin

Sadik.Autor

Leave a Comment