Futboll Seria A Sport

TONALI MERR LAJMIN E KEQ/ Mesfushori i Milanit pezullohet me 3 ndeshje, rrezikon Europianin me Italinë

Lajm i keq për Sandro Tonali dhe për Italinë U-21, të cilët do të duhet të bëjnë pa mesfushorin e Milanit në dy ndeshjet e ardhshme europiane kundër Spanjës dhe Sllovenisë.

Tonali, i përjashtuar gjatë ndeshjes debutuese kundër Republikës Çeke, është pezulluar për tri raunde nga Gjykatësi Sportiv. Në këto kushte, Europiani i tij, mund të kenë mbaruar tashmë pasi do të duhet që “Axurrët” e trajnerit Nikolato të mbërrijnë të paktën në gjysmëfinale për të pasur mundësinë që të aktivizojnë futbollistin.

Sipas “RAI”, Federata do të apelojë vendimin që vështirë se mund të ndryshohet, pasi Tonali u dënua për faull dhe sjellje josportive duke shkelur një kundërshtar.

Related posts

NAPOLI-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon Can

Delo.autor

Speciale/ Icardi në Botëror? Sulmuesi i Interit me fat, pasi është dëmtuar sulmuesi argjentinas

Sadik.Autor

ZYRTARE/ LEGJENDA E REALIT emërohet zëvendëstrajner i SALAH dhe Egjiptit

Isa.Autor

Leave a Comment