Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 2-1

Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Tirana, e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë Superiore.

Krutanët kërkojnë me çdo kusht tre pikët që t’i largohen vendit të fundit në tabelën e renditjes, ndërsa bardheblutë nga kryeqyteti synojnë fitoren për t’u “arratisur” në krye.

 

LIVE: KASTRIOTI – TIRANA 2-1

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+2′ Gjumsi lë fushën i dëmtuar pasi u godit me send në koë për Enes Kukën.

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 3 minuta shtesë!

90′ Aldi Gjumsi goditet nga një send në tribunë dhe mbetet i dëmtuar.

88′ GOOOL TIRANA 2-1! Debutim me gol për Nikqin, i cili ka ngushtuar diferencat e ndeshjes.

84′ Tirana kryen zëvendësim teksa largohen Redon Xhixha dhe Ardit Toli për Dijar Nikqi dhe Mario Beshiraj.

82′ GOOOOL KASTRIOTI 2-0! Krutanët shënojnë golin e dytë, sërish Kaina Nunjesh ndëshkon bardheblutë e Orges Shehit.

76′ Bardheblutë nuk shfrytëzojnë një moment të artë ku Seferi shërbeu për Dejvid De Silva, por ky i fundit nuk arriti ta kapte dot atë top dhe përplaset me portierin Edmir Sali, nga ku pëson dëmtim, por pa probleme për portierin e krutanëve.

71′ Tirana bën lëvizjen e radhës, ku largohet Ëngjëll Hoti për Aldi Gjumsin.

67′ Kastrioti kryen zëvendësim teksa largohet Arbër Basha për t’i bërë vend Henri Okebugut.

60′ Ndizet sfida! Moment nervozizmi teksa ndëshkohet me karton të verdhë Sokol Neziri dhe trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, por edhe asistenti i Tiranës, Kristi Vangjeli pas disa protestash mes tyre.

56′ Ka nervozizëm nga të dyja krahët, ku po shkaktohen shumë faulla dhe arbitri mundohet që të “shuajë” gjithçka.

50′ Kastrioti rrezikshëm teksa Bekaj i mohon golin e dytë krutanëve me një super pritje.

49′ Tirana e nis furishëm fraksionin e dytë të ndeshjes, teksa është më kërkuese dhe po prodhon loje.

46′ Tirana nis pjesën e dytë me një zëvendësim teksa mbetet në dhomat e zhveshjes Behiratçe për t’i bërë vend kapitenit të badhebluve, Erion Hoxhallari.

46′ Nis pjesa e dytë! Kastrioti shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të takimit.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Olti Çela akordon 2 minuta shtesë!

34′ Krutanët shpërdorojnë sërish, ku tani është Bedri Greca, i cili kishte një mundësi të artë shënimi për të dyfishuar rezultatin.

28′ Kastrioti kërkon golin e dytë teksa janë të rrezikshëm me Silvio Zogajn, por topi përfundon në këndore.

25′ Ëngjëll Hoti kroson në zonë nga goditja e këndit topin nuk e kap asnjë lojtarë, por ka faull në sulm sipas arbitrit kryesor, Klodian Shahini.

20′ Abaz Karakaçi ka mbetur i dëmtuar pas një ndërhyrje të Redon Xhixhës, por asgjë serioze për të teksa ngrihet në këmbë për të vijuar lojën.

14′ GOOOOL KASTRIOTI! Zhbllokohet sfida me rezultat surprizë, teksa krutanët kalojnë në avantazh me Kaina Nunjesh, i cili ka goditur topin sa duhet për të kaluar vijën pas disa ngatërrimeve në zonë.

12′ Florian Përgjoni shkakton goditje dënimi në dëm të Silvio Zogajt.

5′ Skuadrat po mundohen që të jenë të kujdesshme, pa raste të rrezikshme.

1′ Starton sfida!

Related posts

TRONDITËSE/ Talenti i ARSENALIT përfshihet në një AKSIDENT të tmerrshëm (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mourinho dëshiron ribashkimin me Ramos tek Roma, për spanjollin gati oferta stratosferike

Delo.autor

Real Madridi i vë tabelë shitjeje “yllit” të saj, 100 milionë euro për shërbimet e tij

Isa.Autor

Leave a Comment