Futboll Seria A Sport

NGA COVID-19 TEK TËRHEQJET MUSKULORE/ Mallkim dëmtimesh tek Milani, ja sa ndeshje kanë humbur titullarët e “kuqezinjve”…

Mund të duket një justifikim, por nuk është aspak i tillë, pasi fundja me apo pa Kupa, po luhet çdo tri ditë. Problemi i dëmtimeve në “Milanelo” ka shifra të një buletini lufte, sidomos kur mendohet se tashmë sezoni ka hyrë në pjesën e tij më të nxehtë dhe më decizive për objektivat që ka “Djalli”. Në sfidën ndaj Udinezes, trajneri Stefano Pioli nuk mund të mbështetej tek Ibrahimoviç, Manxukiç, Çalhanoglu, por edhe te Benaser, mungesa e të cilit po ndihet aq shumë në mesfushë dhe në shpërndarjen e shpejtë të lojës, e cila po u mungon më shumë se çdo gjë tjetër së fundmi kuqezinjve. Dhe të mendosh se pikërisht futbollisti më i mirë i edicionit të fundit të Kupës së Afrikës është ai që ka munguar më shumë se kushdo tjetër, 14 takime, ndërsa në vend të dytë është lideri i sulmi, Ibrahimoviç.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Sandro Tonali kërkoi zëvendësimin në fundin e pjesës së parë. Mesfushori ka marrë një goditje të fortë, por edhe pse nuk është asgjë serioze, siç konfirmuan analizat e djeshme, prezenca e tij për sfidën ndaj Veronës është në dyshim. “Nuk jam i shqetësuar për lojën, por për dëmtimet po. Jemi në pjesën më të rëndësishme të kampionatit, por për më tepër na presin edhe dy ndeshje tepër të rëndësishme në Ligën e Europës, për të avancuar më tej. Por, në vend që në këtë moment të mbështetesha tek e gjitha skuadra, duket se dëmtimet po shtohen çdo ndeshje. Nuk kam shumë zgjidhje në dispozicion, por shpresoj vetëm që ky makth të përfundojë sa më shpejt”, ishin tonet shqetësuese të “timonierit” kuqezi pas Udinezes.

Dhe kjo nuk është një kapriço apo një mbrojtje, pasi shifrat janë vërtet alarmante. Nëse marrim parasysh vetëm 11- shen titullare (Donaruma, Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo, Benaser, Kesi, Selemekers, Çalhanoglu, Rebiç e Ibrahimoviç), plus ato që janë zgjedhjet e dyta kryesore (Tonali, Diaz, Leao e Manxukiç), të gjithë së bashku kanë humbur jo pak, por 64 ndeshje vetë në kampionat. Dhe në këtë llogari janë përfshirë mungesat për pozitivitet Koronavirusi, dëmtimet e ndryshme, por jo ndeshjet për kartonë. Vërtet të pafat, ashtu sikurse po kaq të pafat sa me dëmtimet Milani ka qenë edhe me shtyllat që gjithmonë e më shpesh ia kanë mohuar golin. Kuqezinjtë në këtë renditje janë rekordmenë, pasi kanë goditur 16 herë “drunjtë”, të cilët për çështje milimetrash mund të ishin gola, që në futboll përkthehen gjithmonë me pikë më shumë në renditje.

Related posts

COUTINJO I BINDUR/ Kemi bërë tri blerje cilësore, synojmë CHAMPIONSIN

Isa.Autor

NOTAT/ “Lanë duart” me Evropën, Strakosha pa faj, Hysaj vështron Uribe

Delo.autor

DUELI PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ Ja kush qëndron pranë trajnerit Lerda (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment