Futboll Seria A Sport

ZBULON KUSH E LARGOI NGA INTER/ Mbrojtësi Godin: Isha dhe 3 vite kontratë, për këtë duhet të pyesni…

Ish-mbrojtësi i Interit, Diego Godin në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, foli për largimin e tij nga zikaltrit dhe tregoi një episod që ka ndodhur në fushën e lojës me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

Mbrojtësi uruguaian u shpreh se kishte dhe tre vite kontratë tek Interi, por ishte Konte ai i cili e largoi pasi nuk e shihte pjesë të projektit të tij.

Largimi nga Interi: “Ne ishim një ekip që donim të fitonim trofe.Vitin e kaluar dolëm të dytët në Seria A dhe shkuam në finalen e Ligës së Europës. Ishim një hap larg nga një sezon historik. Interi nuk kishte luajtur një finale evropiane për gati 10 vjet. Se pse më larguan duhet pyetur Konte, Ausilio dhe Marrota. Nuk e kuptova pse më larguan pasi kisha dhe 3 vite kontratë, por ishte një zgjedhje e trajnerit”.

Episodi me Ibrën: “Nuk më pëlqejnë njerëzit që nuk më respektojnë. Ai më ofendoi në gjuhën e tij, un ja ktheva në gjuhën time. Por vetëm kaq, i kemi lënë të gjitha në fushën e lojës”.

E ardhmja: “Për momentin po luaj te Kaljari dhe jam mirë. Do të vazhdoj të luaj përsëri, e ndjej që mund ta bëj. Mund të luaj në disa role dhe për disa kohë”, e mbylli fjalën e tij mbrojtësi uruguaian, i cili më parë ka luajtur dhe për Atletiko Madridin.

Related posts

KORONAVIRUSI/ I pari me COVID-19 në Premier League, rrëfehet trajneri Arteta

Delo.autor

CHAMPIONS/ Shikoni çfarë goli sajon Cuadrado ndaj Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

“TANI DO TË MENDOJ PËR EUROPIANIN”/ Calhanoglu: Champions historik, ja kur vendos për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment