Futboll Sport

ZYRTARE/ De Laurentis kërkoi shtyrjen, federata merr vendimin e fundit. Ja çfarë ndodh për Juve-Napoli

Nuk ka më dyshime, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

Ndeshja ishte planifikuar për t’u zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, por për shkak të rasteve me KoroNavirus në skuadrën e Gatuzos, ndeshja u shty për një ditë tjetër. Fillimisht u vendos 17 marsi, si dita kur do të luhej ndeshja, por presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, kishte kërkuar që ndeshja ta shtyhej, për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Gjithsesi pavarësisht kërkesës së De Laurentis, Federata ka marrë vendimin përfundimtar, dhe ndeshja do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

Related posts

ËNDËRROJ TA FITOJ PREMIERLIGËN/ Shaqiri pas golit: Dua t’i gëzoj tifozët e Liverpoolit pas 30 vjetëve

Delo.autor

VAR-I FAL IBRAHIMOVIC/ Shikoni gjestin antisportiv që bëri kundër Azpiligueta (VIDEO)

Delo.autor

PRITET TË ULET NË STOL/ Dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment