Futboll La Liga Sport

SIMEONE HUMB NJË GLADIATOR/ Lajm i keq për “YLLIN”, do të OPEROHET

Klubi i Atletico Madridit konfirmoi se viti 2018 është mbyllur për sulmuesin Diego Costa, pas një dëmtimi që ai pësoi në këmbën e majtë në sfidën e fundjavës ndaj Gironas. Braziliani i natyralizuar si spanjoll do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet që të mungojë për rreth 2 muaj.

Sipas parashikimeve të mjekëve, ish-sulmuesi i Chelsea pritet të rikthehet në fushë jo më parë se muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Në këtë sezon, Diego Costa ka luajtur në 15 takime dhe ka shënuar gjithsej 4 gola, 2 prej të cilëve në finalen e Superkupës së Europës ndaj Real Madridit.

Related posts

Sërish probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Klopp: Po të isha me të vërtetë i zgjuar, në verë do të…

Delo.autor

“XHELOZIA” E RASHICËS DHE “BISHAT” E SHAQIRIT/ Postimi i mbrojtësit të Kosovës bën bujë në rrjet

F.autor

Leave a Comment