Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Po zhvillon paraqitje pozitive, ish-mbrojtësi i Skënderbeut rinovon kontratën me klubin e njohur

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti ka rinovuar kontratën me klubin e tij Zyrihun deri në vitin 2023.

Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare i është bashkuar skuadrës së njohur zvicerane në fillimin e këtij sezoni teksa ka zhvilluar paraqitje pozitive duke befasuar drejtuesit e Zyrihut teksa i rinovuan kontratën edhe për dy sezone të tjerë. Këtë lajm e ka bërë vetë publik, Fidan Aliti teksa e ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” duke shkruajtur:

“Jam i lumtur t’iu njoftoj se kam zgjatur kontratën me skuadrën e Zyrihut. Jam i mahnitur për këtë fakt. Le të fokusohemi tek objektivat sezonalë.” Fidan Aliti me skuadrën e Zyrihut është aktivizuar në 21 takime, teksa ka realizuar dhe një gol.

Related posts

“DIÇKA E MADHE PO VJEN/ E çuditshme, “Bomberi” Lukaku shfaqet me fanellën e Inter me numër… (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË MEKSIKË/ 22 lojtarë të klubit të futbollit Cruz Azul pozitivë me COVID-19

Delo.autor

SA ROMANTIK/ Futbollisti shqiptar i ulet në gjunjë partneres dhe i propozon martesë

Delo.autor

Leave a Comment