Futboll Sport

“ZEMRA E TIJ RREH VETËM PËR SHQIPËRINË”/ Trajneri i kombëtares zvicerane jep dritën “jeshile” për mesfushorin e Empolit

Nedim Bajrami mund të quhet praktikisht një lojtar i Kombëtares shqiptare. Mesfushori i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Empolit, që i ka realizuar edhe një dopietë Napolit në Kupën e Italisë, është aktivizuar në të gjithë grup moshat e Zvicrës dhe tani trajneri i U-21 të kombëtares helvete Mauro Lustrineli ka deklaruar për “Blick” se zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë:

“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Edhe pse për ne është një nga vlerat kryesore, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej.”

Mesfushori 22-vjeçar është aktivizuar në total me skuadrën e Empolit këtë sezon në 28 ndeshje ku ka arritur të realizojë 5 gola dhe duke dhuruar 9 asist.

Related posts

Skënderbeu humbet betejën për Europën, KAS nuk ndryshon vendim

Sadik.Autor

DEBUTIMI NË GJEORGJI/ Afrimet e reja tek Tirana ngrohin dyshen Shkëmbi-Ibraimi

F.autor

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment