Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ PSG ka gati ofertën e “çmendur”: Një pagë sa e Neymar për yllin francez

Neymar nuk do të vazhdojë me PSG. Marrëveshja mes brazilianit dhe Real Madridit sa vjen dhe po duket edhe më e afërt dhe duket se edhe klubi parisien e ka të qartë se nuk do mund të ndalë këtë transferim. Nisur nga kjo, kampionët e League 1 kanë nisur nga puna që të gjejnë zëvendësuesin e tij dhe ai është… Antoine Griezmann. Siç shkruan gazetari Eduardo Inda, francezi do të lahet me “ar” pasi ka marrë një ofertë të papërmbajtshme në tryezë, për të formuar një dyshe sulmi me Mbappé në Paris.

“Plani i PSG është të nënshkruajë Griezmann dhe t’i ofrojë atij pagën e Neymar, 35 milion euro neto në sezon”, shpjegon Inda.

Me Neymar te Real dhe ‘Grizi’ te PSG, Simeone ka nisur të hedhë sytë nga Barcelona dhe kërkon lojtarin e saj, Dembélé. Një francez për një francez. 21-vjeçari, i cili nuk shihet si pikë kyçe e klubit katalanas pritet të largohet nga “Camp Nou” në merkaton e janarit dhe Siemone e do atë në skuadër.

Një lëvizje, që duket se do të lërë të kënaqur të treja klubet…

Related posts

Forma e jashtëzakonshme e Cityt, Sheikët i ofrojnë kontratë faraonike Guardiolës

Q.Autor

ARSENAL-DUNDALK/ Rikthehet mbrojtësi Mustafi, Granit Xhaka titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Australia befason Danimarkën, shënon golin e parë ndaj “nordikve”

Sadik.Autor

Leave a Comment