Futboll Premier League Sport

“6 EKIPE PO NJOLLOSIN REPUTACIONIN E LIGËS SONË”/ Klubi anglez jep mesazhin e fortë. Ja deklarata…

Klubi anglez i Evertonit ka dalë me deklaratë zyrtare duke kundërshtuar hapur krijimin e Super Ligës dhe thumboi gjithashtu ekipet angleze që janë pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Skuadra nga Liverpuli këtë vit nisi të ndërtojë dhe stadiumin e ri i cili do të kapë shifrën e 700 milion eurove dhe për ta do të ishte një humbje katastrofale në rast se Champions-it do t’i humbte vlera aktuale, pasi shpresojnë që të krijojnë një skuadër kompetitive për në Europë në të ardhmen.
Deklarata e klubit të Everton

Everton është i trishtuar dhe i zhgënjyer kur sheh propozimet e një Lige të re të nënshkruar vetëm nga gjashtë klube angleze. Gjashtë klube që veprojnë plotësisht në interesin e tyre. Gjashtë klube po njollosin reputacionin e ligës sonë dhe futbollit. Gjashtë klube zgjedhin të mos respektojnë çdo klub tjetër me të cilin ulen rreth tryezës së Premier Ligës.  Gjashtë klube marrin si të mirëqena dhe madje tradhtojnë shumicën e mbështetësve të futbollit në të gjithë vendin tonë dhe më gjerë.

Në këtë kohë të krizës kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe një periudhe përcaktuese për lojën tonë, klubet duhet të punojnë së bashku në bashkëpunim me idealet e lojës sonë dhe mbështetësit e saj. Në vend të kësaj, këto klube kanë komplotuar fshehurazi për t’u shkëputur nga një piramidë futbolli që u ka shërbyer atyre aq mirë.

Dhe në atë piramidë, Evertoni përshëndet çdo klub, qoftë Lestër , Accrington Stanley, Gillingam, Linkoln Sits, Morekambi, Nots Kantri dhe të tjerët, që kanë pasuruar jetën e mbështetësve të tyre gjatë gjithë histori së futbollit.  Reagimi i ashpër i klubit tonë është i kuptueshëm dhe i merituar dhe duhet të merret parasysh. Kjo arrogancë e pahijshme nuk dëshirohet askund në futboll jashtë klubeve që kanë hartuar këtë plan”, e mbylli deklaratën e saj klubi anglez.

Related posts

Siguroi zonën play-off, por ekipi i Migjen Bashës ka të tjera telashe

Sadik.Autor

PAMJET E PARA/ Prishtina pret ekipin e Milanit. Gati për ndeshjen e… (FOTO)

F.autor

CAVANI largohet nga PSG? Flet trajneri i francezëve dhe zbulon gjithçka…

Isa.Autor

Leave a Comment