Futboll Premier League Sport

AGUERO TEK MANCHESTER UNITED? Solskajer: Po ku qëndron besnikëria? Unë nuk do prisja një futbollist që…

Ole Gunar Solskjaer e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të Serxho Agueros nga Siti te Junajtid në fund të këtij sezoni.

“Djajtë” janë përfolur si një destinacion i mundshëm i golashënuesit më të mirë të historisë së “Qytetarëve” pasi atij t’i skadojë kontrata në “Etihad” këtë verë. Por, trajneri norvegjez e shikon të pamundur këtë pavarësisht se në të shkuarën ka ndodhur me emra si Shmajkëll, Tevez apo Kol.

“Kur unë luaja për Mançester Junajtidin, nëse një klub rival do të përpiqej që të më transferonte dhe unë do të shkoja atje, atëherë ku do të qëndronte besnikëria?

Sigurisht që besnikëria është një prej vlerave që unë e vlerësoj shumë. Kështu që unë nuk do prisja një futbollist që ka luajtur për një klub për 10 vite, të dëshirojë të shkojë te rivalët e qytetit”, tha trajneri norvegjez. Ai dha gjithashtu lajmin e keq se Marsial mund të mos luajë më këtë sezon, pasi përdredhja e kaviljes së francezit me kombëtaren e Francës duket serioze.

Related posts

TË GJITHË TË REVOLTUAR/ Casijas e Suarez: Sistemi VAR punoi vetëm pro Francës

Isa.Autor

HISTORIKE NË SUPERIORE/ Partizani shpallet ZYRTARISHT kampion pas 26 vitesh

Delo.autor

Miroslav Klose “karikon” Gjermaninë: “Ne luajmë më mirë nën presion”

Isa.Autor

Leave a Comment