Futboll Sport

E PABESUESHME/ Shikoni si lojtari i shpëton zjarrit në hotel duke u varur nga kati i 11-të (VIDEO)

Duken si imazhe të marra nga një film: një burrë i varur jashtë ballkonit në katin e njëmbëdhjetë të një hoteli pret që të vijnë zjarrfikësit për ta shpëtuar nga një zjarr.

Por ngjarja është e vërtetë dhe i ka ndodhur një lojtari të Rentistas, Francisco Duarte, në një hotel në qendër të Buenos Aires.

Për të shpëtuar, ai është varur jashtë ballkonit më një çarçaf dhe ka qëndruar aty për gjysmë ore, në pritje të ndihmës.

Rentistas, skuadër uruguaiane, do të përballet me Racing në sfidën e fundit të fazës me grupe të Cupa Libertadores.

Ndër të tjera, Duarte as nuk luan dot pasi ka rezultuar pozitiv me coronavirus pasi ka mbërritur në Argjentinë.

Lojtari është shtruar në spital për disa kontrolle, por është jashtë rrezikut.

Related posts

NDESHJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Trajneri Lampard: Kanë shumë armë të forta…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari në telashe, “luftë e ftohtë” mes Vettel dhe Charles Leclerc

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona barazon rezultatin me Gerard Pique (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment