Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Gabime skuadre dhe individuale, ja si Juventus dogji një “thesar”

Sezoni 2020-2021 i Juventusit përkthehet në një mal me ndalesa të papritura. Nëse ato që bëjnë zhurmë janë mbi të gjitha humbjet (dy në Champions dhe katër në kampionat), edhe barazimet shkaktuan një hemorragji pikësh të parikuperueshme, të cilat ishin çelësi i luftës për titullin kampion.

HUMBJET – Diçka u kris kur Juventusi humbi papritur 3-0 në shtëpi kundër Fiorentinës në javën e 13-të, ndonëse edhe seria prej 12 rezultatesh pozitive radhazi nuk kishte sjellë eufori, duke parë se 6 fitore ishin pasur me 6 barazime mes tyre. Rifillimi ishte sërish mjaft bindës me 4 fitore radhazi; tre në kampionat (Udineze, Milan e Sasuolo) dhe një në Kupë Italie (Xhenoa), por pikërisht ndalesa e tyre ishte grushti më i fortë që mund të merrnin.

Në “San Siro”, dueli i parë direkt për titullin sheh një Juve shumë të dobët përballë Interit që fiton 2-0. Juventusi vendos të ringrihet sërish dhe duket sikur me hakmarrjen ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Itali, ku eliminon zikaltrit rruga drejt titullit por edhe ajo në Champions do të kishte qenë në dishezë, por ja ku vijnë dy ndalesat e forta që bënë titullin të harrohet: humbje ndaj Napolit në “San Paolo” dhe mbi të gjitha një stërkëmbësh në shtëpi me Beneventon, që përveçse tronditi themelet bardhezi ishte edhe i turpshëm për mënyrën se si erdhi. Dhe në mes të këtyre dy disfatave në kampionat, ajo humbja në ndeshjen e vajtjes me Porton në Champions, e cila solli edhe eliminimin e parakohshëm dhe tronditës nga Europa, duke vulosur krizën e madhe torineze.

GABIME INDIVIDUALE – Por nëse hyjmë më shumë në brendësi, ky sezon i Juves është minuar mbi të gjitha nga gabime individuale, që kanë vënë në pikëpyetje dhe një grup lojtarësh, një formacion të paguar një thesar, i cili deri tani duket se nuk është shumë i denjë për bluzën bardhezi.

Në dy sfidat me Beneventon, Arthur Melo i paguar 72 milionë euro kushtëzon barazimin në fazën e parë dhe humbjen në të dytën, me dy menaxhime topi të gabuara në zonë. Shuplakë e rëndë! Në sfidën e fazës së parë ndaj Lacios Dibala nuk menaxhon një top të lehtë në minutën e 94-t dhe pas pak sekondash vjen barazimi që hedh në erë fitoren me peshë të Juves. Në disfatën ndaj Interit Frabota harron Barelën pas një pasimi milimetri prej 60-70 metrash të Bastonit…

Në Portugali ndaj Portos Bentankur ishte një makth me një pasim prapa pas vetëm pas pak sekondash lojë, ndërsa në kthim, në Torino, Ronaldo kthen shpinën, ndërsa Shezni nuk kontrolloi një goditje dënimi pa shumë pretendime që i lanë pa çerekfinale Champions-i. Dhe në fund, goli i 2-1 i Torinos lind nga një dhuratë e Kulusevskit…

Të gjitha këto, të përkthyera në miliona janë gabime që jo vetëm kanë treguar se lojtarët e përmendur më sipër nuk e kanë justifikuar shpenzimin bardhezi, por akoma më keq, edhe në rast shitjeje, të gjitha dhjetëra e qindra milionat që Juventusi ka paguar për ta rrezikojnë të mos rikuperohen, duke parë paraqitjet e dobëta dhe jo të denja për të luajtur për klube të tjera të mëdha.

Related posts

U SHKARKUA NGA TOTTENHAM/ E ardhmja për Special One hapen dyert e kombëtares

Delo.autor

ZYRTARIZIMI I UELLSIANIT TEK JUVENTUSI/ Wenger kritikon: Nuk mendoj se për Ramseyn ka qenë një…

Delo.autor

Ronaldo nis aventurën bardhezi, debutimi pritet në…

Sadik.Autor

Leave a Comment