Futboll Sport

MESSI NUK MORI GJITHÇKA ME VETE/ Zbulohet trofeu që la në dollapin e tij te Barcelona

Lionel Mesi shfrytëzoi ditën e konferencës së lamtumirës nga Barcelona për të vizituar për herë të fundit ambientet e klubit katalanas. Një xhiro e fundit për të kujtuar edhe njëherë vendet ku ai u bë një futbollist i njohur e për të takuar disa nga njerëzit që e ndihmonin çdo ditë, por edhe një mënyrë për të mbledhur gjërat personale që kishe lënë në klub. Megjithatë, ai nuk mori gjithçka që kishte në dollapin e tij personal apo në ambiente të ndryshme në klub.

Me sa duket aty kishte vendosur gjëra më shumë se sa mund të mbante ai dhe familjarët e tij që e shoqëronin ë këtë vizitë ndaj Mesi vendosi të linte atje disa prej gjërave që kishin mbetur në dollap, për sa kohë që ai mbetet pa pronar meqë numri 10 nuk i është dhënë askujt.

Gjithsesi, një gjë është shumë e dukshme për të gjithë ata që hyjnë në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës në klub. Ai është trofeu që mori si lojtari më i mirë në turneun Gamper të vitit 2018. Ky është një trofe në formë ylli, të cilin ia dorëzuan pasi shënoi gol dhe dha asist në 45 minutat që luajti kundër Boka Zhuniors.

Nëse gjërat që mbetën ai i la një një vend të caktuar për dikë që t’i kalonte te magazina derisa të dërgonte njerëz për t’i marrë, trofeun në fjalë e ka vendosur mbi dollapin e tij, duke e mbështetur në mur. Një pamje e dukshme për të gjithë dhe kujtimi i fundit i Mesit, që nuk dihet nëse argjentinasi e ka lënë vetë me dashje në klub, apo nëse së shpejti do të kërkojë t’i dërgohet në vilën e tij në Barcelonë.

Related posts

E ARDHMJA NË DYSHIM PËR PORTIERIN/ Navas: Unë pranoj zgjedhjet e trajnerit, ndaj…

Isa.Autor

NEUER SHKRUAN HISTORINE/ Portieri i Bayern barazon veteranin Buffon dhe Casillas, ja çmimi që merr…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Fabregas i jep 3 pikët Chelsea-t ndaj Swansea (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment