Futboll La Liga Sport

BËJNË PJESË TEK PLANET E ZIDANE/ Zbulohet lista, ja kush janë tetë të paprekshmit tek Real Madrid…

Real Madrid është akoma në garë për Champions League dhe La Liga, por drejtuesit kanë vendosur se tetë lojtarë të organikut të Galacticos janë të paprekshëm.

Kush nuk do të shitet në merkaton e verës është sigurisht Karim Benzema, që po tregon se është një sulmues shumë i fortë.

Sipas Marca-s, lista e tetë fantastikëve përfshin mesfushorin Federico Valverde, sulmuesit Vinicius Junior, Rodrygo dhe mesfushori Martin Odegaard, akutalisht i huazuar tek Arsenal.

Këto lojtarë konsiderohen thelbësorë për të ardhmen e klubit iberik.

Ndër të tjera, Real Madrid nuk do të ndahet sigurisht nga tre lojtarë ekspertë të skuadrës së Zidane: portieri Thibaut Courtois, mesfushorët Casemiro dhe Toni Kroos.

Los Blancos, me 66 pikë në 30 javë të La Liga-s, janë të dytët në renditje një pikë mbrapa Atletico Madrid dhe një përpara Barcelona-s.

Related posts

FITORJA NDAJ GETAFES/ Kross pas ndeshjes: Duhej të isha në gjumë…

Isa.Autor

E OFENDUAN SE I KISHTE KRAHËT E SHKURTRA/ Portieri i kombëtares së Anglisë përfshihet në një sherr masiv

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 bëhet gati të ndezë motorët, ja kur pritet gara e parë e Botërorit 2020

Delo.autor

Leave a Comment