Futboll Sport

Merr fund ëndrra e Inzaghit, Venezia mbetet në Serie B

Merr fund në gjysëmfinalet e play-offit të Serie B ëndrra e Filipo Inzaghit për të rikthyer Venezian në Serie A në harkun e vetëm 2 sezoneve, tashmë ish sulmuesi i Milanit mund të firmosë për Bolognan e cila me shumë gjasa do të jetë skuadra e tij e re për sezonin e ardhshëm. Venezias i bënte punë vetëm fitorja në sfidën e kthimit ndaj Palermos në eRenzo Barbera, por skuadra e Superpipos jo vetëm që nuk fitoi por u mposht me rezultatin 1-0 nga siçilianët e Roberto Stellones të cilën fluturuan në finalen e play-off aty ku do të diskutojnë ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Një autogol i çuditshëm i lojtarit me më shumë eksperiencë në prapavijën e Venezias Maurizio Domizzit që në minutën e 5-të, i dha fitoren Palermos dhe i shuajti çdo shpresë Venezias për të luftuar deri në fund për rikthimin në elitën e futbollit italian. Në minutën e 88-të vendasit humbën edhe një 11-metërsh me sulmuesin La Gumina. Me rezultat të përgjithshëm 2-1 Palermo eliminoi Venezian dhe avancoi më tej.

Related posts

RONALDO, TË LUTEM A MUND TË NDALOSH? CR7 frenon “Lamborghinin” dhe i plotëson kërkesën vogëlushit (FOTO)

Delo.autor

Hysaj: Duam ta fitojmë takimin ndaj Kosovës, nuk e di të ardhmen time

Sadik.Autor

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Kundërsulm rrufe nga “Zikaltërit”, Hakimi nuk fal ndaj Spezia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment