Futboll La Liga Sport

BËN GJESTIN E MADH/ Messi siguron 50 mijë vaksina për të gjithë futbollistët në Amerikën Latine

Lionel Mesi është bërë protagonist  në Amerikën Latine teksa ka ndihmuar në sigurmin e një numri prej 50 mijë vaksinash, që do të nevojiten për vaksinimin e të gjithë futbollistëve në prag të kompeticionit të madh të Kupës së Amerikës së Jugut.

Me anë të tre fanellave të dhuruara drejtorëve të firmës kineze të vaksinave “Sinovak”, Mesi  ka bërë të mundur sigurimin e një doze të konsiderueshme vaksinash për vendet e origjinës së tij.

“Drejtorët e Sinovah shprehën admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili me mirësi  dërgoi tre fanella të nënshkruara për ta”, u shpreh në “Twitter”, kreu i federatës së futbollit në Amerikën e Jugut, Gonzalo Beloso.

Vaksinimi do të fillojë nga kategoria e parë në futbollin argjentinas dhe më pas do të shtrihet në të gjithë kontinentin, ku synimi është që të vaksinohen të gjithë futbollistët.

Virusi në Amerikën e Jugut është përhapur në masë të gjerë, teksa Uruguai është vendi më i prekur me 1 mijë raste në ditë për 1 milion banorë.

Related posts

REAL MADRID – MELILLA/ Për “Los Blancos” kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet

Isa.Autor

MULLER dhe KROOS për REKORD në aktivizime, por MATEUS është shumë larg

Isa.Autor

“BUJQËSIA MË INTERESON”/ Piloti Vettel i habit të gjithë: Mora lopatën dhe punova tokën

Delo.autor

Leave a Comment