Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka “remuntada” për Liverpool, Real Madrid kualifikohet në gjysmëfinale

Nuk ka histori, as remuntada! Jo kundër këtij Real Madrid dhe jo për një Liverpool që ka humbur magjinë dhe urinë.

Skuadra e Zidane kalon në gjysmëfinalen e Champions League duke menaxhuar më së miri suksesin në Valdebebas në ndeshjen e vajtjes (3-1)

Në Anfield Road nuk ka gola dhe shumë emocione, por vetëm zemër nga djemtë e Klopp që provuan deri në fund por mbrojtja “blancos” ishte e pakalueshme, ashtu sikurse pasaktësia e sulmuesve Reds vendimtare.

Sidomos me Salah që kishte rastin që në fillim të zhbllokonte ndeshjen por gaboi totalisht duke u hipnotizuar edhe nga Cortuois.

Më pas, Benzema do të godiste shtyllën. Në pjesën e dytë, Liverpool dominoi duke provuar por nuk mundi të dërgonte topin në rrjetë.

0-0 që mjafton për Realin e Zidane, i cili tashmë në gjysmëfinale do të ketë të bëjë me Chelsea dhe është një hap larg finales së madhe të Stambollit.

Related posts

Surprizon Neymar: E kam pasur modelin e flokëve të Ronaldos në vitin 2002

Q.Autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Delo.autor

 Zhbllokohet ndeshja/ Jurgen Bardhi i jep epërsinë Partizanit kundër Laçit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment