Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht me përmbysje Dortmund dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm Dortmundin 2-4. Edhe në ndeshjen e kthimit, të besuarit e Guardiolës kanë marrë një fitore 1-2, njësoj si në ndeshjen e parë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Dortmundin, rezultat që trembi jo pak Cityn, që ndoshta e kishte menduar të lehtë udhëtimin në Gjermani. Bellingham ishte ai që shënoi në minutën e 15’, duke trembur jo pak anglezët.

Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë, Emre Can shkaktoi një penallti, që u shndërruar në gol nga Riyad Mahrez. Pas algjerianit ishte radha e Phil Foden, i cili i vuri vulën gjithçkaje.

Në minutën e 75’, anglezi shënoi një gol mjaft të bukur, ku faj ka edhe portieri i vendasve. 1-2 për Manchester Cityn që feston kualifikimin në gjysmëfinale, ku e pret PSG.

Related posts

Kastrioti i Superiores mbetet i shkodranëve, Elvis Plori trajner

Sadik.Autor

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Isa.Autor

Më shumë shqetësim për Brazilin, Neymar largohet nga stërvitja

Sadik.Autor

Leave a Comment