Futboll Premier League Sport

DEL KUNDËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Agjenti i Gareth Bale: Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe…

Pjesa dërrmuese e botës së futbollit po del kundër Superligës Europiane, që është krijuar nga 12 prej klubeve më të mëdha. I fundit që ka ngritur zërin është agjenti Jonathan Barnett, i cili njihet si menaxheri i Gareth Bale.

Barnett ka shpërthyer, duke u shprehur se lojtarët nuk duhet të pranojnë të luajnë në Superligën europiane. Sipas agjentit të njohur, klubet që duan të bëjnë diçka të tillë duhet të hidhen në gjyq dhe lojtarët të mos zbresin në fushë.

“Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe nëse ata janë kundër Superligës, atëherë nuk duhet të luajnë. Ne si agjentë duhet të luftojmë për të drejtat e tyre dhe të shkojmë në gjykatë”, përfundoi Barnett.

Related posts

VIDEO/ Reali në avantazh ndaj Levantes, Ramos autor i golit

Q.Autor

SPEKTAKËL NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Lazio dhe Roma ndajnë pikët në “PAQE” (VIDEO)

Delo.autor

Bundesliga pasurohet me SHQIPTARË/ KUQEZIU debuton përkrah kampionit të botës

Isa.Autor

Leave a Comment