Futboll Sport

DEL KUNDËR SUPER LEAGUE/ Boris Johnson: Ja çfarë do të bëjmë për ta ndalur

Edhe Boris Johnson ka dalë kundër Super League.

Kryeministri britanik ka zhvilluar një takim me përfaqësues të federatës angleze të futbollit, të Premier League dhe përfaqësues të disa grupeve të tifozëve.

Në komunikatën zyrtare të publikuar nga zyra e shtypit e Boris Johnson, thuhet:

“Ka theksuar  mbështetjen ndaj autoriteteve të futbollit dhe ka konfirmuar se kanë mbështetjen e plotë të qeverisë për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për t’i dhënë fund këtij plani”.

“Është e qartë se çdo veprim do të merret në konsideratë dhe se qeveria po eksploron çdo mundësi, duke përfshirë edhe një legjislacion të ri, për të ndalur gjithçka”.

Related posts

EPISOD I RRALLË NË GJERMANI/ Arbitri jep penallti pasi topin e kap futbollisti që ishte mbrapa porte (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “SAN SIRO”/ Interi nuk arrin të gjejë golin e fitores, mbetet në vend të tretë

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi arrin marrëveshjen me Harzard, ja shifra “faraonike”

Delo.autor

Leave a Comment