Futboll Seria A Sport

NGA KRIJIMI I SUPER LEAGUE TEK OFERTA E REFUZUAR NGA DYBALA/ Zamparini: Futbolli nuk funksionon kështu, janë budallenj dhe…

Ish-presidenti i Palermo-s, Maurizio Zamparini, ka folur për presidentin e Napoli-t, De Laurentiis, Paulo Dybala dhe Super League në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss.

Në lidhje me Super League: “Jam mes atyre që kanë luftuar kundër Giraudo-s dhe Galliani-t, të cilët donin të ishin pjesë e Champions League vetëm për historinë dhe traditën e tyre”, ka kujtuar ish-numri një i Palermo-s.

“Futbolli nuk funksionon kështu. Financat kanë fituar, nuk është mirë. Super League është një budallallëk që do të bjerë ndesh me vlerat e sportit. Këta Presidentë janë një kope idiotësh. Po, edhe Agnelli. Nuk e dinë se çfarë është sporti, janë budallenj dhe nuk kanë zgjuarsinë për ta kuptuar”.

Për Dybala dhe De Laurentiis: “Më duheshin para. Më ofroi 30 milionë euro plus Jorginho-n, kam qenë budalla që kam refuzuar. Aurelio nuk këmbënguli më shumë për ta marrë”.

Related posts

Leroy Sane shënon golin e parë ndaj West Ham (VIDEO)

Sadik.Autor

Rruga e Milanit për në Europë varet nga Etrit Berisha, Gattuso rrezikon shumë!

Sadik.Autor

Dalic zbulon prapaskenën me stolin e Kroacisë: Donin të më shkarkonin dy muaj më parë

Sadik.Autor

Leave a Comment