Futboll Ligue 1 Sport

DILEMA ËSHTË SHUMË E MADHE/ Kontratë me UEFA-n për të drejtat televizive, ja përse hesht PSG-ja…

Dilema është shumë e madhe. Ata e dinë se është në të mirën e tyre për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë, por e kanë përjashtuar veten nga kjo mundësi. Bajerni, Dortmundi dhe Parisi nuk janë pjesë e Super ligës. Tri nga skuadrat më të mëdha në Europë kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij kompeticioni duke hequr dorë nga shuma të mëdha parash.

Por pse? Rasti i PSG-së është disi më delikat. Për momentin francezët janë “të burgosurit” në krahasim me aktorët kryesorë të krijimit të këtij kompeticioni si Real Madrid, Juventus dhe Mançester Junajtid, me të cilët ka çështje të tjera për sa i përket aktualitetit, aty ku El Khelaifi ka mbajtur gjithmonë një qëndrim mbrojtës për sa u përket të drejtave televizive me federatën franceze. Kujtojmë se numri një i klubit francez është pronari i televizionit “Bein” dhe i kompanisë ajrore “Qatar”.

Fakt është se El Khelaifi ka nënshkruar një kontratë me UEFA-n ku “Bein sports” do të transmetojë Champions-in deri në 2024, së bashku me “Canal plus”. Ndërkohë që për Katarin, Franca është prej vitesh një ambasadore për imazhin në të gjithë botën, vendi ku do të luhen edhe finalet e Kupës së Botës në 2022. Sheiku ka një marrëdhënie të mirë edhe me qeverinë franceze e cila dje me anë të presidentit Emanuel Makron, deklaroi se ishte kundër Super Ligës.

Gjithsesi, një reagim të vetë milionerit të PSG-së nuk ka ende dhe kjo ndoshta për arsyet që janë përmendur më lart. Marrëdhënia e tij e mirë UEFA-n ka bërë që ai të heshtë për këtë ngjarje madhore e cila është kthyer edhe në çështje politike duke përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të Francës.

Related posts

Misioni Scudetto/ Spalletti i beson dyshes argjentinase, Perisiç në pikëpyetje…

Isa.Autor

Tottenham interesohet për mesfushorin portugez. Inter kërkon 35 mln Euro

Sadik.Autor

Mourinho ka bindur James Rodriguez, që të shkojë te Manchester United…

Sadik.Autor

Leave a Comment