Futboll Sport

BEFASIA/ AJAXI gabon që në start, Heracles “flirton” me fitoren

Kampionati holandez, Eredivizie dhuron befasinë e parë të madhe që në javën e parë. Ajaxi I Amsterdami mori vetëm një pikë përballë Heracles brenda në “Amsterdam Arena”, madje deri tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbiste 0-1.

Edhe pse “harkëtarët” dominuan përgjithësisht në lojë, e patën të vështirë në përmbylljen e aksioneve. Në minutën e 84-t, Peterson avancoi në mesfushë dhe finalizoi bukur nga distanca, me topin që pasi preku pjesën e brendshme të traversëm përfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, epërsia e miqve zgjati vetëm 4 minuta, pasi De Light kërceu bukur me kokë duke barazuar 1-1. Edhe pse u akorduan 6 minuta shtesë, rezultati nuk ndryshoi më, duke zhgënjyer të pranishmit në “Amsterdam Arena” në sfidën e parë të Eredivizie.

Takimi tjetër mes Villem II dhe Venlo përfundoi 0-1.

Related posts

ÇFARË TALENTI/ Shikoni SUPER GOLIN e shënuar nga Armando Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City kërkon mesfushorin kroat, Real vendos çmimin si pengesë

Isa.Autor

MERKATO/ Një ofertë e çmendur nga Reali. Bale plus 140 milion euro?

Q.Autor

Leave a Comment