Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT MIQËSORE NË QERSHOR/ Nga Nedim Bajrami tek Kamberi, ja 3 çështjet për t’u zgjidhur në vijim…

Shqipëria do të grumbullohet në qershor për të zhvilluar dy ndeshje miqësore. Mirëpo, krahas shumë të rinjve që trajneri Reja pritet të ftojë për të eksperimentuar dhe testuar, me shumë interes do të jenë çështjet për t’u zgjidhur.

Më kryesorja, është ajo e talentit të Empolit, Nedim Bajrami, për të cilin FSHF duhet të fitojë çështjen në KAS në mënyrë që 22-vjeçari të ketë mundësi të luajë me Shqipërinë, siç edhe është dëshira e tij.

Jo vetëm kaq, por për trajnerin duhet zgjidhur edhe çështja “Kamberi”.

Për këtë të fundit, pakënaqësia ka qenë e madhe për mënyrën si është trajtuar ndaj Anglisë, ndaj trajnerit i duhet ta zgjidhë këtë rast.

Së fundmi, edhe çështja “Kasami” mund të jetë me interes në të ardhmen, pasi mund të vishet kuqezi në rast se do të plotësohet dokumentacioni për të marrë lejen në FIFA.

Related posts

LIVERPOOL-BARCELONA/ Klopp synon mrekullinë, Katalanasit me një këmb në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Transferimi i Ronaldos, vjen një lajm i keq nga Juventusi

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ “Los Blancos” dhe Barcelona me fat, Valencia përballë surprizës së këtij kompeticioni

Delo.autor

Leave a Comment