Futboll Sport

“ÇFARË GJUHE FLITET NË KOSOVË”/ Sulmuesi shqiptar i habit të gjithë me përgjigjen e tij

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigandëve të Bajern Mynih, por i huazuar tek skuadra e Union Berlinit.

Në një intervistë për median gjermane “AFTV”, sulmuesi Dajaku i pyetur se cila gjuhë flitet në Kosovë, u shtang për një moment dhe u përgjigj me fjalën “gjuhë kosovare”.

Gabimi në të shprehur i sulmuesit të ri ka rënë në syrin e shumë fansave të cilët e kanë kritikuar të riun për mënyrën se si u shpreh pasi në trojet shqiptare flitet  gjuhë shqipe. 20 vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme teksa është aktivizuar për ekipin e 19 vjeçarëve të Gjermanisë.

Related posts

Milani i ‘çmendur’ i Gattusos, barazon rekordin 9-vjeçar (FOTO)

Q.Autor

Valverde: Neymar në Madrid? Bota e futbollit është e çuditshme

Q.Autor

Ja lojtarët që largohen nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment