Futboll Seria A Sport

“DYBALA NA KISHTE MUNGUAR, CR7 NUK KISHTE FAJ TEK GOLI”/ Pirlo: Super League? Në Europë disa gjëra duhet të…

“Pas ngjarjeve të ditëve të fundit dhe humbjes që pësuam me Atalantan, nuk ishte e lehtë të vije me energjitë e duhura në një ndeshje si kjo, por në pjesën e dytë skuadra e zbrazi kokën dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Për ne ishte e rëndësishme të fitonim për renditjen dhe akoma më shumë për moralin, por tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta mbyllim siç duhet këtë sezon”. Andrea Pirlo analizon kështu fitoren e djeshme me Parmën dhe nuk ka ndërmend që t’i shmanget as argumentit Super Ligë:

“Në Europë disa gjëra duhet të ndryshojnë dhe shpejt madje. Personalisht mendoj se presidenti ynë dhe të tjerët po çonin përpara një argument dhe një zgjedhje të drejtë. Ne jemi të hapur për çdo gjë, por në të njëjtën kohë duam që të zbatojmë gjithmonë rregullat, – nënvizon trajneri i Juventusit, që më pas bombardon me elozhe Dibalën. – Tashmë që e shoh më në fund në dispozicion, mund ta pranoj hapur sesa shumë na ka munguar një futbollist si Paulo në këtë sezon.

Ai është thjesht i paparashikueshëm dhe di të lëvizë në mënyrë gjeniale mes linjave të mbrojtjes rivale. E di që nuk është ende në formën maksimale, ka nevojë që të gjejë minuta në këmbët e tij. Por fakti që edhe disi i ndryshkuar arrin të bëjë diferencën, e kuptoni vetëm se për çfarë kampioni po flas.

Ronaldo sërish gabim në barrierë? Ndosh, por është vetëm një episod, i cili nuk mund të etiketohet si faktori për golin e pësuar. Fakti që kemi nisur të pësojmë shumë gola nga goditje standarte është një problem skuadre”, përfundoi Pirlo.

Related posts

Golashënuesit më të mirë në La Liga

Q.Autor

Transferimi teK Liverpool i ndryshoi karrierën/ SHAQIRI merr një “dhuratë” speciale (VIDEO)

Isa.Autor

“ISHTE NJË NATË SPECIALE”/ Trajneri Conte: Tani mund të ëndërrojmë për titullin!

Delo.autor

Leave a Comment