Futboll La Liga Sport

NDRYSHON MENTALITET ME TË SHKUARËN/ Perez përqendrohet tek talentet, sytë tek ylli i ri i Bundesligës

Real Madridi duket se ka vendosur të ndjekë linjën e të rinjve, duke ndryshuar tërësisht mentalitet në krahasim me të shkuarën, sepse vitin e shkuar bleu brazilianët Vinícius Júnior e Rodrygo, për 100 milionë euro në total, ndërsa tani kërkon pasardhësin e Karim Benzema dhe sërish ka piketuar një lojtar shumë të ri në moshë.

Duke parë se lojtarë si Edinson Cavani, Robert Lewandowski e Harry Kane kanë çmime absurde, Reali ka vendosur të blejë 21-vjeçarin Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, raporton AS.

Sulmuesi serb ka mahnitur këtë sezon në Bundesligë, me 18 gola në 25 ndeshje, ndërsa Frankfurti do ta blejë për 8 milionë euro nga Benfica, sipas kontratës, para se ta shesë me një çmim shumë herë më të lartë.

Me Vinícius e Jovic Reali do të kishte një ndër sulmet më të rinj në qarkullim, një garanci shumëvjeçare, ndërkohë që jo vetëm Benzema, por edhe Gareth Bale, pritet të largohen verën e ardhshme.

Related posts

PRITET TË UDHËTOJË DREJT MILANOS/ Arturo Vidal prish kontratën me Barcelonën, transferimi tek Inter çështje orësh

Delo.autor

EFEKTI IGLI TARE/ Correa dhe Badelj janë të Lazios, kalojnë vizitat mjekësore

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Ja kush do të jetë KAPITENI I RI dhe zëvendësi në Kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment