Futboll Sport

E BUJSHME/ Gazeta katalanase “hakmerret” për Kosovën, e quan Spanjën… federatë (FOTO)

Ditën e djeshme, përfaqësuesja e Kosovës pësoi një disfatë nga Spanja, por dardanët arritën të dalin kryelartë pasi spanjollët u detyruan t’i përmbahen protokollit të UEFA-s duke pranuar këndimin e himnit kosovar dhe valëvitjen e flamurit zyrtar.

Një standart të dyfishtë përdorë mediat spanjolle duke vepruar krejt të kundërtën nga kushtet vendosura nga UEFA. Teksa transmetohej ndeshja e Spanjës me Kosovën, televizioni “TVE” kishte shkruajtur emrin e Kosovës me shkronja të vogla dhe komentatorët e ndeshjes gjatë gjithë kohës i referoheshin dardanëve me fjalët “kundërshtari i Spanjës” ose “federata kosovare”.

Një reagim për këtë skandal ka bërë dhe e përditshmja katalanase “L’Esportiu”, e cila në artikullin e saj i është referuar Spanjës më frazën “federata spanjolle”, duke i thumbuar në mënyrë direkte. Kujtojmë se në vitin 2017, Katalunja zhvilloi një referendum për tu ndarë nga shteti spanjoll, ku shume kritikë të futbollit e kanë cilësuar sjelljen skandaloze të Spanjës si një shenjë hakmarrje për situatën që po kalon brenda shtetit të saj.

Related posts

Arsenali kërkon një portier tjetër

Sadik.Autor

Taulant Xhaka kundër ‘yjeve’ të Man. Cityt, ja formacionet

Q.Autor

PAS KRITIKAVE TË TIFOZËVE/ Ramos shpjegon mënyrën e festimit të golit

Isa.Autor

Leave a Comment