Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter synon 30 milionë euro nga sponsori, Vidal bën me “dhimbje koke” trajnerin Conte

Në javët e ardhshme, drejtuesit zikaltër do të duhet të zgjidhin një problem tjetër: Cili do të jetë sponsori tjetër kryesor i Interit? Deri në dhjetor, një periudhë në të cilën problemet e tjera në lidhje me familjen Zhang morën tatëpjetën, emrat që qarkullonin në sponsorin e ri kryesor ishin ata të “Samsung”, “Evergrande” dhe “Hisense”.

Asnjë nga këta nuk bëri oferta të kënaqshme, duke e çuar Interin të shikonte përreth. U tha se pati një takim midis “Suning” dhe “Samsung”, por edhe ky nuk solli një lajm të mirë për zikaltrit, të cilët kanë një kontratë me “Lenovo” dhe kjo mund të gjenerojë konflikt interesi duke operuar në një treg të ngjashëm. Sidoqoftë, nuk ka kohë për të humbur pasi furnitori teknik “Nike” tashmë po prodhon fanellat për sezonin e ardhshëm, por klubi pret një ofertë për 30 milionë euro në sezon përpara se të japë OK-in e operacionit që mund të shohë të përfshirë konsorciume nga Shtetet e Bashkuara apo Emiratet Arabe.

Pas operacionit në gju dhe fazës rehabilituese, Arturo Vidal vazhdon të mos jetë i gatshëm në sprintin e Interit drejt titullit. Mesfushori ishte pranë rikthimit në fushë, por gjuri i operuar vijon t’i shkaktojë probleme. Sipas mediave italiane, është zbuluar se kiliani ka pak skuqje në gjurin e tij i cili është operuar.

Ky është një pengesë e vogël në procesin e tij të rimëkëmbjes që do ta mbajë atë larg fushave për rreth dy javë të tjera. Para operacionit, ky dëmtim u zvarrit për shumë muaj dhe Vidal vijoi të shtrëngonte dhëmbët pa u dorëzuar kurrë. Për të rifituar formacionin, duhet të jetë 100 për qind fizikisht e për këtë do t’i nevojitet edhe pak kohë.

Related posts

DËSHTIMI NË FINALEN CHAMPIONS/ Neymar i tronditur uron ekipin e gabuar, përgjigjja perlë e gjermanëve

Delo.autor

FANTASTIKE/ Ja çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes Manchester United – Arsenal

Sadik.Autor

DUELI NË CHAMPIONS/ MESSI mesazh të fortë INTERIT, ja çfarë paralajmëron

Isa.Autor

Leave a Comment