Futboll Seria A Sport

“NUK SHFRYTËZUAM MIRË RASTET QË KRIJUAM NDAJ ATALANTËS”/ Pirlo “gjen” fajtorin: Ronaldo? Është normale që…

Juventusi u mposht minimalisht 1-0 nga Atalanta në një sfidë e cila u përcaktua nga zëvendësimet, ku mesfushori Malinovski i futur në fushë në minutën e 72-të arriti të realizonte golin e fitores 15 minuta më vonë.

Pas ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo u shfaq mjaft i mërzitur për rezultatin, por u shpreh se ekipi nuk duhet të demoralizohet sepse ka ndeshje të tjera para.

Ndeshja: “Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër një ekipi të shkëlqyeshëm si Atalanta dhe arritëm ta interpretonim mirë ndeshjen. Largimi me rezultat negativ ndikoi keq në psikologjinë tonë, por tani duhet të kthjellohemi sepse kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Parmës”.

Thatësia e sulmit: “Ne bëmë mirë, nuk i shfrytëzuam rastet që krijuam në pjesën e parë, por e dinim se do të ishte një ndeshje intensive. Unë nuk kam asgjë për të fajësuar mbi lojtarët e mi”.

Mungesa e Ronaldos: “Nuk e kishim prezent Krisianon, por të gjithë që ishin në fushë bënë punën e tyre. Unë jam i kënaqur me performancën e lojtarëve të mi. Ronaldo ka shënuar 25 gola dhe normale që është një ndihmë për ekipin”.

Ndryshimet në formacion: “Kieza dhe Mekeni duhej të dilnin jashtë për shkak të lëndimit, unë hodha në fushë ata lojtarë që kisha në dispozicion. Atalanta kishte më shumë mundësi zgjedhje në stol, rezultati erdhi nga një episod”.

Related posts

Një ofertë e “çmendur” vjen nga kampionati anglez për Cristiano Ronaldon

Sadik.Autor

“AI DËSHIRON TË LUAJË MË SHPESH DHE MË GJATË”/ “Basti” i madh i Matthaus: Bayerni e humbet Neuer në sezonin…

Delo.autor

MotoGP/ Të gjithë gati për Austin, ja karakteristikat e pistës

Sadik.Autor

Leave a Comment