Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Klubet e Serisë A kundër Milan, Inter dhe Juventus. Kërkojnë sanksione të mëdha, ja arsyeja…

Klubet e Serisë A janë kundër Juventus, Milan dhe Inter. “Tërmeti” i Super Ligës nuk ka përfunduar ende dhe sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, 11 klube të Serisë A italiane kanë firmosur një akt akuzë të vërtetë në konfrontimet e tre klubeve më të mëdha në Apenine për sa i përket projektit të Super Ligës, dhe kërkojnë sanksione jo vetëm për skuadrat, por edhe për drejtuesit e tyre.

Klubet të cilat kanë firmosur këtë peticion janë: Roma, Torino, Bolonja, Xhenoa, Sampdoria, Sasuolo, Specia, Benevento, Krotone, Parma dhe Kaljari. Këto klube i kanë dorëzuar letrën presidentit të Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino duke kërkuar një asamble të jashtëzakonshme për të analizuar aktet e mëdha të kryera nga këto klube dhe për të marrë përgjigjen e duhur.

Vlen të theksohet se që Napoli, Lacio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona kanë qenë jashtë kësaj çështjeje duke mos firmosur letrën e sanksioneve drejtuar Presidentit të Ligës së Serisë A.

Related posts

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Isa.Autor

ISHTE PRANË LARGIMIT/ SARRI dhe DAVID LUIZ plasin “deklaratën e dashurisë” tek Chelsea

Isa.Autor

Rrëfimi i Adebayor: Dashuroj Mourinhon, urrej Arsenal prej Wenger!

Q.Autor

Leave a Comment