Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Tifozët francez “grumbullojnë” dy të padëshiruarit e Deschamps

Mungon prej kohësh, nga 2015-a e largët. Por, Karim Benzema nuk ka dalë kurrë nga zemra e tifozëve të Francës.

Në pritje për të kuptuar se si do të mbyllet gjyqi Valbuena, arsye për të cilën sulmuesi i Real Madrid është zhdukur nga radarët e Gjelave, L’Equipe ka bërë një sondazh për tifozët në lidhje me lojtarët që do të donin të shikonin në Europianin e ardhshëm.

Pothuajse 300 mijë vota (280 mijë më saktësisht) kanë dhënë mendimin e tyrë, duke bërë një klasifikim për repart.

Në portë, Hugo Lloris ka marrë 98% të votave. Mbas tij janë renditur Mike Maignan 85% dhe Steve Mandanda 58%.

Në mbrojtje janë Raphaël Varane 96%, Lucas Hernandez 94%, Benjamin Pavard 89% dhe Presnel Kimpembe 88% më të votuarit. Befason prania e milanistit Theo Hernandes me 42% të votave, i shtati më i votuar.

Në mesin e fushës dominojnë Kante, Pogba dhe Rabiot me 98%, 97% dhe 85%. Në sul, përveç të paprekshmëve Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, më të votuarit kanë qenë Kingslay Coman, Ousmane Dembele, Oliver Giroud dhe pikërisht Benzema, i cili preferuar para Thomas Lemar dhe Anthony Martial.

Related posts

REAL MADRID-HUESCA/ “Los Blancos” kalon sërish në epërsi, shënon Benzema

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kroacia për “hakmarrje” me Spanjën, formacionet zyrtare

F.autor

E PAZAKONTË/ Emeri kërkon ndryshime tek ARSENALI, vendos RREGULLIN E ÇUDITSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment