Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi Aguero vendos të ardhmen, do të firmosë për gjigantin e La Ligas…

Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit nga Manchester Cityt dhe kjo lëvizje është zyrtare tashmë. Argjentinasi dhe klubi anglez kanë ndarë rrugët mes tyre me mirëkuptim dhe sulmuesi do të transferohet diku tjetër me parametra zero.

Sipas mediave spanjolle, Aguero e ka vendosur të ardhmen e tij dhe do të jetë Barcelona. “El Kun” i ka treguar edhe familjarëve të tij për këtë vendim, të cilëve u ka bërë me dije se do të veshë fanellën e klubit katalanas sezonin e ardhshëm.

Për Sergio Agueron do të jetë një rikthim në Spanjë, në vendin ku dhe shpërtheu me fanellën e Atletico Madrid, klub në të cilin u shndërrua në idhull për tifozët e tij. Përpara se të kalonte tek Atletico, Aguero ka qenë pjesë e argjentinasve të Independientes.

Related posts

Dirk Kuyt bën rikthim emocional në futboll

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona ishte një hap larg marrëveshjes me yllin Mbappe dhe pastaj tha “jo”, preferoi Dembele

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Delo.autor

Leave a Comment