Futboll Sport

E BUJSHME/ Tentativa e parë, PSG ofron ish-lojtarin e Interit për Kristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo do të vendosë në fund të sezonit nëse do ta respektojë kontratën me Juventusin (skadenca 30 qershor 2022) apo të vendosë që të shpallë divorcin përpara kohe. Portugezi aktualisht është i përqendruar totalisht vetëm tek arritja e objektivave minimalë që i kanë mbetur për t’u arritur deri në fund, konfirmimi në zonën Champions dhe fitorja e Kupës së Italisë, ndërsa pas pushimeve dhe relaksimit do të shpallë edhe hapin e radhës.

36-vjeçari gjithsesi e di mirë se pagën që përfiton aktualisht te Juventusi (31 milionë euro neto në sezon) nuk është se ia garantojnë, por ndoshta arkat e klubit francez të PSG-së mund ta përballojnë. Të paktën kjo kuptohet nga lajmi që portali spanjoll, “Todofichajes”, konfirmon një ofertë të parë të kampionëve të Francës, por në të njëjtën kohë edhe faktin se Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga një rikthim i mundshëm i CR7-ës në La Liga.

ronaldo.juve.2020.21.smorfia.gol.750×450

Sipas burimit në fjalë, Reali duket se çdo ditë e më shumë po afrohet me Kilië Mbapenë dhe për të zëvendësuar yllin e tyre në Paris, PSG-ja kërkon Kristiano Ronaldon. Portugezi e ka edhe një vit kontratë me Juven, por për të paguar kartonin e tij transalpinët kanë ofruar dje zyrtarisht Mauro Ikardin, i cili do ta pranonte me shumë lumturi të vishej bardhezi. Por, për momentin “Zonja e Vjetër” nuk është aspak e bindur mbi këtë mundësi, ndonëse duke parë se si po rrjedhin gjërat, ndoshta deri në fund të sezonit situata mund të ndryshojë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Mesfushori Laçi: Në kombëtare të gjithë lojtarët duhet të jenë gati gjithmonë…

Delo.autor

Perez: “Ronaldo nuk ka kërkuar që të largohet nga Reali”

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” nuk ngopen, shënon Jesus

Delo.autor

Leave a Comment