Bundesliga Futboll Sport

E FUNDIT/ Pas Lewandowskit, Bayern tronditet për herë të dytë. Ylli i ekipit me Covid-19 para Champions

Pas Robert Lewandowski, një tjetër yll do të mungojë në ndeshjet çerekfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe PSG.

Bëhet fjalë për Serge Gnabry, që nuk do të jetë të paktën në ndeshjen e parë me ekipin francez.

Kampionët e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale zbulojnë se ylli i sulmit është infektuar me koronavirus dhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por ai do duhet të presë për të marrë përgjigjen negative të tamponit. Bayern dhe PSG sfidojnë njëra-tjetrën nesër në “Allianz Arena”.

Related posts

Lika apo Hoxha? “Tata” nuk ka dyshime: Portieri më i mirë jam unë, derbin e fiton…

Isa.Autor

“JASHTËTOKËSORI” INJOROI KEQ GAZETAREN/ Shikoni çfarë ndodh gjatë transmetimit “LIVE” (VIDEO)

Delo.autor

PRITET PREZANTIMI/ Trajneri Flick zgjedh një asistent të veçantë për të kthyer përsëri Gjermaninë në majë

Delo.autor

Leave a Comment