Futboll Seria A Sport

ATALANTA-JUVENTUS/ Kampionët e Italisë kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 15:00, sfida Atalanta-Juventus, e vlefshme për javën e 31 të Serisë A italiane.

Sfida në Bergamo në stadiumin “Gewiss” pritet të jetë një supersfidë duke parë se si Juventusi po ashtu dhe Atalanta kanë të njëjtin objektiv, zonën Champion këtë sezon. Juventusi vjen në këtë sfidë pas fitores ndaj Xhenoas, por pa Ronaldon i cili është i dëmtuar.

Ndërsa Atalanta kurrsesi nuk dëshiron të ndalë serinë e katërt të fitoreve rradhazi ku synon të pestën pikërisht ndaj bardhezinjve të Andrea Pirlos. Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është titullar për bergamaskët.

FORMACIONET ZYRTARE –

ATALANTA – (3-4-1-2): Golini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Mahle, De Ron, Froiler, Gosens; Pesina; Muriel, Zapata. Trajner: Xhanpiero Gasperini.

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; MekKeni, Bentakur, Rabio, Kieza; Dibala, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Divorcohet talenti i Milanit, e zyrtarizon në rrjetet sociale…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Danilo ALVESH tek FLAMURTARI? Braziliani thotë fjalën e fundit

Isa.Autor

ZGJEDHJA MË E MIRË/ Edy Reja mund të drejtojë skuadrën e Serie A këtë sezon

F.autor

Leave a Comment