Futboll Premier League Sport

“E TURPSHME”/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë (VIDEO)

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë. /vipsport.al/

Related posts

NDIZET SFIDA NË “STAMFORD BRIDGE”/ Manchester City realizon dy gola të shpejtë në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Akira Nishino tregohet i sinqertë: Humbja ndaj Belgjikës më “shkatërroi”

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Vjehrri burgaxhi, Gareth BALE anulon dasmën

Isa.Autor

Leave a Comment