Futboll Sport

“ËNDRRA ËSHTË PËRMBUSHUR”/ Lojtari i Shpresave i lë pas krahëve vuajtjet dhe aktivizohet në kampionatin spanjoll

Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Kleando Lleshi, i cili është pjesë e Kartagjenës në La Liga 2 kalo një periudhë tepër të vështirë në karrierën e tij. 21-vjeçari, pësoi një dëmtim të rëndë teksa qëndroi jashtë fushave të blerta për shumë muaj.

Si të mos mjaftonte ky dëmtim, Lleshi, më pas u infektua edhe me Koronavirus, teksa u rikthye, më 27 mars të këtij vitit, teksa u aktivizua 9 minuta në barazimin 1-1 ndaj Malagës, duke debutuar si profesionist.

“27/03/2021 një datë që gjithmonë do të ketë një kujtim të bukur në jetën time sepse ëndrra e debutimit në futbollin profesional është përmbushur! Tani është koha të punojmë më shumë se kurrë dhe ta heqim këtë situatë”, shkroi Lleshi në “Instagram”.

Mesfushori gjithashtu mori disa minuta edhe në fundin e sfidës së sotme ndaj Alkorkorn, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1. Madje Lleshi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pak minuta.

Pritet që gradualisht futbollisti i talentuar, i cili është pjesë e Shpresave të Alban Bushit, të fitojë formën optimale, me shpresën për t’u shndërruar në një protagonist te klubi i tij.

FOTO

Related posts

KËTË JAVË DO TË JETË SPEKTATOR/ Premier League nuk lejon Brojën që të luajë ndaj Chelsea-t, ja shkaku…

Delo.autor

MESFUSHORI GJERMAN/ Arsenali do ta shesë Ozilin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë

Isa.Autor

Panathinakosi shton presionin, nuk heq dorë nga Ergys Kaçe

Q.Autor

Leave a Comment