Futboll Sport

U AFRUA SI HUAZIM/ Barcelona e pakënaqur nga 26 vjeçari, nuk shfrytëzon të drejtën e blerjes së lojtarit

Barcelona nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së Adama Traore. Anësori i sulmit u afrua në formën e huazimit në janar nga Wolves, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Fillimisht, spanjolli e nisi mjaft mirë, duke patur minuta të shumta në dispozicion, por gjërat nuk shkuan siç do donte ai. Trajneri i katalanasve, Xavi, së fundmi, nuk e ka preferuar shumë si zgjedhje të parë.

Sipas Marca, gjigandi i La Liga ka vendosur mos të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij dhe në këto kushte, në verë, 26 vjeçari i lindur në L’Hospitalet de Llobrega do kthehet te “Ujqërit”.

 

Related posts

ESPANYOL-REAL MADRID/ Vendasit shkurtojnë avantazhin, shënon Baptistao

Delo.autor

Zyrtare/ Sinisa Mihajlovic arrin marveshjen me klubin e Sporting CP

Sadik.Autor

TRIUMFON LIVERPOOLI/ Bayerni i thotë mirupafshim Champions League

Delo.autor

Leave a Comment