Champions League Futboll Sport

“FATI NA DËRGOI ATY”/ Neymar dhe Paredes të pamëshirshëm, “çmendin” Kimmich me festën e tyre (VIDEO)

PSG-ja ia doli të hakmerret ndaj Bajernit për atë finale të humbur në sezonin e kaluar, teksa ditën e djeshme i eliminoi gjermanët nga Liga e Kampioneve.

Festa te skuadra e Poçetinos ishte me të vërtetë e madhe, ku lojtarët nuk përmbaheshin për kalimin në gjysmëfinale, por edhe për faktin se eliminuan Bajernin.

Kjo shihet qartë edhe te festa e Nejmarit me Paredesin në fundin e ndeshjes, të cilët të lumtur nga arritja e skuadrës, festojnë si të çmendur.  Megjithatë gjatë kohës kur Nejmar dhe Paredes po festonin, aty ndodhej edhe Kimish, i cili i kapur nga kamerat, shfaqej tejet nervoz me atë që po ndodhte.

Ndoshta dy lojtarët e PSG-së e bënë me qëllim këtë festë aty, por ka qenë Nejmar i cili pas ndeshjes, u shpreh se fati donte që Kimisht të ishte aty në atë moment.

“Është diçka qesharake! Unë nuk po festoja për të sfiduar Kimishin, unë dhe Paredes po e bënim këtë vetëm për kualifikimin dhe lumturinë që kishim. Ishte fati që vendosi të ishim atje në atë moment. Kimish më parë kishte thënë se ekipi i tyre ishte më i mirë dhe do të fitonin. Ishte i sigurt që do të shkonin në gjysmëfinale, por përfundimi…”, tha Nejmar pas ndeshjes.

Related posts

Shorti ndaj Chelseas, vjen reagimi i parë nga Valverde

Q.Autor

QARABAG I AZERBAJXHANIT/ Njihuni me kundërshtarin e Partizanit në Champions League

Delo.autor

Hidhen poshtë spekulimet për largimin drejt Anglisë, Bale do të qëndrojë tek Reali

Q.Autor

Leave a Comment