Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-LAÇI/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të arritur në finale, ku më pas do kërkonin me çdo kusht trofeun. Si Laçi ashtu edhe Vllaznia, këtë sezon po luftojnë edhe në kampionat mes tyre për fitimin e titullit kampion. Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje, pas një periudhë shumë të mirë, pasi nuk njohin fitore prej 3 ndeshjesh dhe do të kërkojnë sot të rikthehen te triumfi.

Skuadrat janë përballur 55 herë mes tyre në histori, ku shkodranët kanë 26 fitore kundrejt 23 fitoreve të Laçit dhe 6 ndeshje janë mbyllur në barazim.

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Ignjatovic, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Bytyçi,  Shehu, Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro

Related posts

Befason Guardiola, qendërmbrojtësin e Anglisë e llogarit si mesfushor

Sadik.Autor

Milan po i mendon të dy skenarët, por Europa League e bën super

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Neymar mund ta mbyllë karrierën te ky ekip

Delo.autor

Leave a Comment