Futboll Ligue 1 Sport

HUMBJA E PSG-SË NDAJ LILLE/ Kapiteni Marquinhos: Duhet ta marrim në dorë situatën, mjaft me justifikime

PSG ka rënë në shtëpi kundër Lille, që tani kryeson Ligue 1.

Një humbje e rëndë për parisienët e Mauricio Pochettino-s, duke parë edhe fundin e rrëmujshëm të ndeshjes që ka çuar te kartonit i dytë i verdhë i Neymar.

Nuk e ka fshehur hidhërimin kapiteni Marquinhos, i cili ka dashur të shkundë skuadrën me intervistën e dhënë pas ndeshjes për Canal+.

“Sa herë që humbim themi gjithmonë të njëjtën gjë: se nuk kemi dhënë aq sa duhej”, ka thënë Marquinhos. “Ata kanë shënuar një gol dhe janë vënë në mbrojtje për të ruajtur rezultatin”.

“Ka shumë faktorë që ndikojnë. Ka lojtarë që janë kthyer nga kombëtaret, të tjerë nuk ishin në formën e tyre më të mirë, por nuk duhet të gjejmë justifikime. Duhet të jemi më të fortë e kaq, veçanërisht në shtëpi”.

“Ka shumë skuadra që kanë ardhur këtu dhe na kanë mundur. Duhet ta marrim në dorë situatën. Po hyjmë në një pjesë të rëndësishme të sezonit ku nuk mund të gabohet dhe për këtë arsye duhet të krijojmë kushtet për të bërë më mirë dhe duhet të bëjmë sa më shpejt”.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi, Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Gjonaj vendos ndeshjen/ Laçi mbetet i pamposhtur dhe i bashkohet kreut 

Isa.Autor

RRUFEJA GODET AVIONIN GJATË UDHËTIMIT/ Momente TMERRI për Hertha Berlin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment