Futboll Sport

HUMBJA NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT/ Low “Shpërthen”: Bëmë shumë gabime, nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe…

Trajneri i kombëtares gjermane e komentoi kështu dështimi e djeshëm ndaj Maqedonisë së Veriut: “Mendoj që sot (dje) ishim shumë të lodhur për të bërë një ndeshje të mirë. Në sulmet tona mungoi freskia dhe kjo u pa qartë”, tha Lëv i zhgënjyer për mediat gjermane. Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit për sa u përket kualifikueseve të Botërorit për Katar 2022 për trajnerin e kombëtares gjermane. Lëv ka komunikuar para disa javësh që nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë pas përfundimit të Europianit në verë. Ndeshjet e ardhshme për kualifikueset e Botërorit do të luhen në muajin shtator.

PËR KUNDËRSHTARIN – “E theksova edhe në konferencën për shtyp që luajmë ndaj një kundërshtari i cili është pjesë e Europianit. Aty nuk ka skuadra të vogla. Lojtarët e tyre janë me eksperiencë dhe ishte pikërisht një nga lojtarët më të mirë që kanë (Pandev), ai që shënoi golin e parë. Gjithsesi, duhet të kishim bërë më shumë”.

PËR GABIMET – “Bëmë me të vërtetë shumë gabime. Nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe kjo ia bëri më të lehtë kundërshtarit i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë shpërqendrimet tona”.

PËR TË ARDHMEN – “Tani do të mendojmë për Europianin dhe për ndeshjet miqësore që kemi para startit të turneut. Pjesa tjetër nuk më takon mua të flas pasi nuk do të jem në krye të skuadrës kur të luhen ndeshjen e tjera për Botërorin. Është një humbje që djeg dhe që nuk duhet të ndodhte. Gjithsesi, kokën lart dhe të punojmë sa më shumë për të qenë në nivelin e duhur dhe të kërkuar për turneun veror i cili është shumë i rëndësishëm. Jam i bindur që do të shihni një skuadër tjetër nga kjo që pamë sot (dje) ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Related posts

‘Telenovela Hazard’/ Zidane i mbyll derën belgut, preferon të mbajë Asension

Q.Autor

ISHTE VAKSINUAR/ Trajneri i Serie A rezulton me Covid-19. Izolohet në shtëpi, ja emri…

Delo.autor

Makina Red Bull e Ricciardo ndryshon motor, penalizohet për garën e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment