Futboll Seria A Sport

HUMBJE BEFASUESE/ Juventus mposhtet nga Atalanta në frymën e fundit dhe rrezikon zonën Champions

Atalanta mposht Juventusin në frymën e fundit. Një ndeshje që dukej se po i drejtohej barazimit dhe ndarjes së 1 pike për kokë, por që ka pasur një skenar surprizë atëherë kur nuk pritej…

Plot 87 minuta 0-0, deri kur goli që zhbllokon sfidën mes Atalanta dhe Juventus vjen 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Skuadra bergamaske ka gjetur golin e fitores me Ruslan Malinovsky një minutë pasi ukrainasi u ndal mrekullisht nga portieri bardhezi, Szescny.

Ai provoi nga distanca por portieri kreu superpritje. Më pas, në tenativën e dytë, falë edhe devijimit të Alex Sandro, topi përfundoi në rrjetë!

Një sukses ky i ekipit zikaltër që e dërgon momentalisht Juventusin në vend të katërt por që tashmë Lazio me suksesin e sotëm 4-3 ndaj Benevento afrohet dhe Napoli nëse mund Interin mund të barazohet me pikë me “Zonjën e Vjetër”, 62 pikë tashmë.

Ishte një ndeshje e dyluftuar mes dy skuadrave që nuk u kursyen, por golat nuk erdhën. Në pjesën e parë Gjimshiti shpëtoi gjithçka në vijën fatale, ndërsa Dybala pati shans për të realizuar. Sakaq, Atalanta me Muriel dhe Zapata gjithashtu iu afrua avantazhit, ashtu si Juventusi me Morata. Chiesa doli i dëmtuar, ndërsa në fund erdhi goli i Malinovsky.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Laura Merrin, futbollistja më SEKSI e Zelandës së Re (FOTO)

Isa.Autor

Griezmann dhe Deschamps “eliminojnë” Uruguain nga Botërori

Sadik.Autor

PAS FITORS NDAJ UELLSIT/ Mancini: Jam i lumtur që kam arritur kuotën e 30 fitoreve rradhazi dhe një mit si…

Delo.autor

Leave a Comment