Futboll Seria A Sport

“DIKUSH MË KA KËRKUAR TË PËRKTHEJ…”/ Mbrojtësi i Inter: 16 vjeç u zhgënjeva, sot dua titullin

Eshli Jang është protagonist i “3,2,1”, formatit të “Inter TV” të dedikuar muzikës, serive televizive dhe filmave: “Muzika është një nga aspektet më të rëndësishme, e dëgjoj çdo ditë. Të gjithë tipat. Kush vendos muzikën më të mirë? Normalisht unë. Dikush më ka kërkuar të përkthej edhe disa këngë. Ai me më shumë gusto muzike? Lukaku”.

KËNGËT E PREFERUARA – “Nuk e kujtoj koncertin tim të parë. Kur të jetë e mundur, do të më pëlqente të shikoja Drake. ‘I’m the one’ është kënga ime e zemrës”, ka vijuar Jang. Në klasifikimin personal të këngëve, anglezi vendos megjithatë në krye “All of me” të Xhon Lexhend: “Një këngë fantastike që nënkupton shumë për mua, e dedikuar bashkëshortes sime”. Në vendin e dytë, “March madness” e Future: “Është në listën time përpara çdo ndeshjeje, më bën të mendoj për vëllain tim të vogël të lindur në mars. Muzika më jep energji, kam gjithmonë kufjet me mua dhe më karikon përpara ndeshjes”. Zgjedhja e tretë, “Exchange” e Brajson Tiller: “Një këngë më e lehtë e një artisti të mrekullueshëm që ka krijuar shumë gjëra të ndryshme”.

KONTRATA E PARË DHE SFIDA E RADHËS – “Sfida ime më e rëndësishme ka qenë në moshën 16 vjeç kur te klubi im i parë u gjenda pa kontratë, më pas më ofruan një ‘part time’ dhe munda të vazhdoj të stërvitem. Një eksperiencë që më bëri mirë për vazhdimësinë e karrierës. Zhgënjimi i ndier më dha shtysën për të bërë mirë dhe nuk u ndala. Sfida e radhës është të fitoj një trofe me këtë klub fantastik, natyrisht”.

SERITË TELEVIZIVE – Kalohet te seritë televizive: “Shikoj çdo seri televizive të re që më pëlqen, nuk më intereson zhanri. E shikoj veten tek Idriz Elba. Jam përpjekur t’i shikoj edhe në gjuhën italiane, por me përkthim anglez”. Zgjedhja e parë është “Power”. “Flet për drogë dhe lokale nate. Nëse kam një lokal të preferuar? Jo…”, u shpreh duke shpërthyer së qeshuri. “Interi është klubi im”, shtoi duke qeshur sërish. “Cili do të ishte ‘Ghost’ mes shokëve të mi? Romelu. Tomi Egan? Arturo”. Zgjedhja e dytë “Casa de papel”: “Flet për disa persona që kryejnë një vjedhje në bankë, duke marrë edhe pengje dhe përpiqen të arratisen”. Zgjedhja e roleve: “Profesori? De Vraj. Berlini? Shkriniar. Denver? Hakimi. Moska? Barela”.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan “luan” me Dinamon

Delo.autor

DISFATA NË DERBI NDAJ REAL MADRID/ Simeone: Humbja pritej, ne e kishim shumë të vështirë për të kapur ritmin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Delo.autor

Leave a Comment