Futboll Premier League Sport

SHIFRA TË “ÇMENDURA”/ Manchester City tërhiqet për “Jashtëtokësorit”, kërkon Haaland dhe Lukaku-n

Mançester Siti ka vendosur që të mos paraqesë asnjë ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi, në fund të këtij sezoni. “Qytetarët” nuk do të mundohen ta bindin kapitenin e katalanasve, në skadencë kontrate në “Camp Nou”, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij këtë verë, gjë që e provuan ta bënin në fillim të këtij sezoni, por pa sukses.

Barça vendosi veton dhe nuk e lejoi të largohej pa shlyer vitin e fundit të kontratës. Anglezët do përpiqen që ta zëvendësojnë golashënuesin e tyre më të mirë, Serxho Agueron, pas konfirmimit të largimit të tij në fund të sezonit dhe duan një tjetër sulmues kalibri. Emrat e përmendur në listën e Guardiolës janë Erling Haland, Herri Kejn dhe Romelu Lukaku.

Sipas “Sport”, zgjedhja e Sitit për të mos tentuar më për Mesin vjen edhe për shkak se drejtuesit e rinj të Barcelonës kanë lëshuar sinjale se e ardhmja e “Pleshtit” pritet të vazhdojë të jetë klubi spanjoll dhe Siti nuk dëshiron që të humbasë kohë, duke e spostuar vëmendjen në objektiva më konkrete. Përveç bomberit të Totenhemit, Herri Kejn dhe atij të Interit, Romelu Lukaku, dëshira e parë e Pep Guardiolës mbetet Erling Haland.

SHIFRA TË ÇMENDURA – Por sipas “The Sun”, operacioni për të transferuar talentin e Dortmundit në “Etihad” këtë verë, mund t’i kushtojë Sitit në total 350 milionë euro. Norvegjezi, i cili ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje për Dortmundin këtë sezon (8 asiste), ka një kontratë deri në vitin 2024 me gjigantët e Bundesligës. Përveç vlerës së kartonit për ta shkëputur nga Borusia, anglezëve t’u duhen minimalisht 183 milionë euro vetëm për rrogën.

Raiola do të kërkojë për klientin e tij 20- vjeçar një kontratë 5-vjeçare prej 704 mijë eurosh në javë, e cila do ta bënte atë futbollistin më të paguar në historinë e Premier Ligës. Ai ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej mbi 100 milionë euro, por ajo hyn në fuqi vetëm në vitin 2022. Janë shifra të çmendura, që përveç sheikëve të Sitit mund t’i paguajë vetëm një tjetër klub sot në Europë, PSG.

Për Halandin, “Etihad” do të ishte një destinacion i preferuar emocionalisht, ku gjithashtu luajti babai i tij, AlfInge. Problemi i vetëm për Sitin është se menaxheri i tij Mino Raiola, nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Pepin. Por, për këtë mund të negociojë Alf-Inge, i cili është edhe këshilltari i të birit.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE/ Andi Lila entuziast, poston FOTON me…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Duro: Përgjegjësia ishte shumë më e madhe, sepse…

Delo.autor

PAVARËSISHT SE NUK KA KRAHË/ Triumfi i notarit para-olimpik, ka fituar 4 medalje të arta

Delo.autor

Leave a Comment